Viti i Ri ne Paris, Bruksel, Amsterdam, 8 Ditë €649

649.00


 Dita e Parë, 28 Dhjetor 2016:  Transferimi me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Prishtinës.  Udhëtimi me avion direkt Prishtinë – Paris. Nisja nga Prishtina ora 10.40. Mbrritja në Paris ora 13.40.  Transferimi me autobus komod për në Bruksel. Udhëtimi zgjat 3.5 orë, pa ndalesa. Mbrritja në Bruksel.  Sistemimi në Hotel.

 Dita e Dytë, 29 Dhjetor 2016:  Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe  monumenteve kryesore te tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe  Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë,  Godinat kryesore te Qeverise etj. Fjetje në Hotel.

 Dita e Tretë, 30 Dhjetor 2016:  Mëngjesi në Hotel. Paradite nisja për në Rotterdam dhe Hagë. Gjatë  rrugës ndalesa të shkurtra për ushqim dhe kafe. Vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen:  Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Vazhdimi i udhëtimit për në  Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 Dita e Katërt, 31 Dhjetor 2016:  Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit. Duke  udhëtuar me autobuz do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit.  Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna.  Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam.
Opsionale:
Shëtitje me anije. Gjatë shëtitjes me anije keni mundesinë te shihni shtëpitë tregtare të s  hekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17.
Fjetje në Hotel.
 Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri.

 Dita e Pestë, 1 Janar 2017: Mëngjesi në Hotel. Niisja për në Paris. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra  për ushqim dhe kafe. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 Dita e Gjashtë, 2 Janar 2017: Mëngjesi në Hotel, Paradite të lirë. Pasdite vizitë panoramike e qytetit  dhe monumenteve kryesore, si: Katedralja e Parisit, Harku i Triumfit, Panteoni, Pallati dhe Kopshti i  Luksemburgut, Asambleja Nacionale, Pallati i Invalidëve, Varri i Napoleonit. Shëtitje në Kopshtin e  Tyilerive dhe në bulevardin e njohur të Champs Elyses. Fjetje në Hotel.

 Dita e Shtatë, 3 Janar 2017: Mëngjesi në Hotel. Vizita në: Kullat Eiffel dhe Montparnasse, Opera  dhe Galeritë Lafayette. Mbasdite vizitë në muzeun e Luvrit.
 Opsionale: Shëtitja me anije në lumin e Seinës. Fjetje në Hotel.

 Dita e Tetë, 4 Janar 2017. Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Parisit. Fluturimi  Paris – Prishtinë. Nisja nga Parisi ora 07.10. Mbrritja në Prishtinë ora 10.00. Transferimi me Autobus  nga Prishtina në Tiranë.

Hotelet e Turit:
–  Ibis Budget Brussels Airport – Bruksel
–  Lake Land Monnickenam – Amsterdam
–  Ibis Paris La Defense Centre

Darka Speciale e Vitit të Ri në Hilton Amsterdam 5*:
–  Menu Speciale, Aperitif, Ujë Mineral, Kafe, Caj, dhe Muzikë live nga pianist dhe Saksofonist.
–  Në Orën 23.30, Panoramë Spektakolare 360° në katin e 10të, për të soditur Fishekzjarret. Shampanjë       dhe Muzikë nga Saksofonist dhe DJ.

 Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobuz.
3. Akomodim në hotel per 7 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Shëtitje me Anije në Paris dhe Bruksel.
OPSIONALE
Darka Speciale e Vitit të Ri €150