Udhetim 1 ditor ne Struge dhe Oher

Kategori:

Nisja nga Tirana ne mengjes, rreth ores 08.00. I drejtohemi Maqedonise duke bere nje ndalese te shkurter ne Librazhd per te pushuar.

Pas kesaj ndalese vazhdojme procedurat doganore dhe i drejtohemi qytetit te Struges. Struga eshte nje qytet i vogel por destinacion i preferuar buze liqenit te Ohrit.
Mundesi per te bere nje shetitje ne pedonalen e qytetit rrethuar me dyqane dhe kafene, po ashtu edhe pergjate lumit te Drinit te zi deri ne derdhjen e tij ne liqen.
Pas vizites se qytetit te Struges, i drejtohemi Ohrit i cili eshte qyteti me i madh buze liqenit. Gjate ndaleses ne kete qytet do te krijohet mundesia per te pare portin, pazarin e vjeter rrethuar me dyqane, kishen Shen Sofia e cila eshte nje nder kishat me te medha te periudhes mesjetare ne kete qytet, teatrin antik dhe kishen e Shen Jovanit ne Kaneo e cila eshte nje nder kishat me te bukura ne Maqedoni.

Kohe e lire per dreken dhe shetitje buze liqenit.

Pasdite rreth ores 17.00 kthehemi drejt Tiranes me nje ndalese te shkurter ne Librazhd.

 

PERFSHIN:
✔ Udhetimin vajtje ardhje me mjet komod.
✔ Shetitjet sipas programit.
✔ Shoqerues Shqipetar gjate gjithe udhetimit.