UDHETIM NË ROME – FIRENZE – VENEZIA 26 – 29 Nentor / 349 Euro
Dita parë: Nisja nga Tirana në orën 20:00 të mbrëmjes përpara ish-hotel Dajtit në Bulevard, në drejtim të Durresit. Me të mbërritur në port, kryehen menjeherë veprimet doganore dhe hyrja në traget. Imbarkimi dhe akomodimi nëkabina dhe nisja drejt Italisë, qytetit të Barit.
Dita e dytë: Mbërritja në mëngjes në Bari. Kryejmë veprimet doganore dhe më pas nisja në drejtim të Romës. Gjatë rruges ndalesa pushimi sipas deshirës së grupit për kafe dhe ushqim. Mbërritja në Romë. Akomodimi në hotel dhe 30 minuta më pas nis menjëhere turi i qytetit të Romës ku do të vizitohen Koloseu, Piazza Venezia, Fontana di Trevi, Pantheon Katedralja dhe Piaca Shën Pjetrit. Turi do te zgjase rreth tre. Në përfundim të turit, rikthimi ne hotel.
Dita e tretë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Firence. Gjate rrugës, ndalesa pushimi sipas dëshirës së grupit për kafe dhe ushqim. Mbërritja në Firence në vendlindjen e Rilindjes Italiane. Do të vizitohen Piaca della Signoria, Palazzo Vecchio, Duomo di Firenze (Katedralja e famshme e Firences). Më pas, udhëtimi vazhdon për në Venecia. Mbërritja në Venecia. Akomodimi në hotel.
Dita e katërt: Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nis tour-i i Venecias, do të vizitohet Piazza Basicila di San Marcom Palazzo Ducale, la Prigione ed il Ponte dei Sospiri dhe pastaj nisja per ne Kroaci. Ndalesa gjatë rrugës sipas dëshirës së grupit. Ne darke nje ndalese ne qytetin e Splitit dhe me pas akomodimi në hotel.
Dita e pestë: Mëngjesi në hotel. Më pas nisja drejt Shqipërisë. Një ndalese ne Uren Tuxhman, ku veshtrohet nga larg Dubrovnik dhe nje ndalese ne Budva te Malit te Zi e më pas kthimi për në Shqipëri. Mbërritja nëTiranë mbrëmjen vonë.
Perfshihen :
✔ Udhëtimi me autobus dhe shetitjet sipas programit
✔ Udhëtimi me traget Durrë-Bari ( dhomë4 pax)
✔ Akomodimi në hotel për 3 netë qendrimi ( 4* në Romë dhe Venezia 3*+ në Kroaci )
✔ Mëngjeset për të gjitha ditët e qendrimit
✔ Shoqërues shqiptar për të gjitha ditët e qëndrimit