Udhetim 1 ditor Ne Budva – Ulqin

Kategori:

Nisja nga Tirana ne mengjes heret rreth ores 07.00. I drejtohemi qytetit te Shkodres ku do te pushojme per te konsumuar kafen e mengjesit.

Pas kesaj ndalese vazhdojme procedurat doganore dhe i drejtohemi qytetit te Budves. Budva eshte nje nga destinacionet e preferuara te turistive. Ai renditet mes vendbanimeve me te vjetra ne bregdetin Adriatik.
Gjate kesaj ndalese rreth 3 ore do te vizitohet qyteti i vjeter me muret rrethuese, kisha e Shen Ivanit, kisha e Trinitise se Shenjte, porti i qytetit, dhe kohe e lire per shopping.

Pas ndaleses ne Budva vazhdojme udhetimin e kthimit duke bere nje ndalese tjeter ne Ulqin. Gjate kesaj ndalese do te vizitojme qytetin e vjeter te Ulqinit me kullen e Balshajve, muzeun Stari Grad dhe qytetin e ri me rruget ku mund te behet shopping.

Pas kesaj dite te kendshme, vazhdojme udhetimin e kthimit ne Tirane.

 

 Perfshihet:

– Udhetimi vajtje ardhje me mjet komod
– Shetitjet sipas programit
– Shoqerues gjate gjithe udhetimit