Turi 4, Korce – Durres – Tirane – Kruje ose Dajt – Ardenice

Kategori:

Dita 1: Kapshtice-Korce-Durres. Takimi me guiden tone ne piken kufitare te Kapshtices,  dhe me pas transferta per ne qytetin e Korces. Ne qytet mund te shijojme dhe dreken me ushqimet tradicionale dhe te mrekullueshme qe ofron qyteti i Korces. Me pas 

vizita ne qytetin e Korces ku do te vizitojme museun mesjetar, katedralen ortodokse te qytetit te korces, pazarin
e korces dhe Museun e Shkolles se pare Shqiptare. Me pas nisja per ne qytetin e Durresit, ku do te bejme akomodimin ne hotel. Durresi

nje qytet i vjeter i shqiperise eshte qyteti qe ka portin me te madh ne Shqiperi dhe qyteti me plazhin me te madh ne Shqiperi. Ne qytetin e Durresit do te vizitojme amfiteatrin e Durresit,cili eshte amfiteatri me i madh ne gadishullin e Ballkanit dhe qe daton qe ne shek II mbas krishtit, ku eshte edhe nje mozaik i rralle muror. Darka ne Hotel dhe mbas darkes mund te shijoni nje shetitje ne qender te qytetit te Durresit ose nje shetitje ne shetitoren e plazhit te qytetit, Vollga.

Dita 2: Durres-Tirane (Shetitje me teleferik ne Dajt ose Kruje)
Mbas mengjesit ne hotel nisja per ne qytetin e Tiranes, Kryeqytetin e Shqiperise. Turi turistik i Tiranes Kryeqitet i Shqiperise qe ne vitin 1920, perfshin vizite ne sheshin kryesor te Tiranes “Shehi Skenderbeu”, vizite ne Kullen e Sahatit (qe ka nje lartesi prej 35 m) ndertuar ne vitin 1830, Vizite tek Xhamia e Ethem Beut, Muzeu Kombetar, Galerine Kombetare te Arteve, Pallatin e Kongreseve dhe zonen e Bllokut. Gjate turit do te keni mundesi te shikoni bulevardin kryesor te Tiranes, Pallatin e Kultures,Uren e Tabakeve etj. Mbas Turit do te shijojme dreken ne qytetin e Tiranes dhe menjehere mbas drekes mund te vizitojme qytetin e Krujes ose nje ngjitje me teleferik ne Malin e Dajtit per te shijuar pamjen nga maja e tij. Qyteti i Krujes. Vizite ne qytetin e Krujes per te pare kalane dhe muzeun e heroit tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu, pozicionuar ne nje vend strategjik per vendin dhe gjithashtu duke ofruar nje pamje te mrekullueshme per vizitoret. Pas vizites ne Kalane e Krujes dhe ne Muze, shetitja vazhdon ne rrugen e quajtur Pazari i Vjeter i Krujes e cila tregon nje pjese te vjeter te historise se Krujes ku pervec pamjes se bukur mund te psonisni edhe dyqanet antike te vjeter te qytetit e cila eshte edhe nje mundesi per blerjen e ndonje suveniri. Darka ne hotel dhe mas-darka e lire.

Dita 3: Tirane-Ardenice-Kapshtice.
Mbas mengjesit ne hotel nisja per ne Ardenice, dhe me pas nisja per ne piken kufitare te Kapshtices ku gjate rruges sipas deshires mund te hani nje dreke tradicionale ne Elbasan apo ne Pogradec.

Ne cmim perfshet: 2 nete qendrimi ne hotel me 3* dhe 4* dhome dyshe, mengjes, transport me minibus luxury, guida ne gjuhen greke. Nese do te kerkohet te perfshihet edhe darka ne hotel cmimit i shtohet 13 euro/person.

Ne cmim nuk perfshihen: Biletat e muzeve dhe te kalave. Dreka do te sherbehet ne restorante tradicionale dhe cmimit i shtohet afersisht 15 euro/personi. Nese do te kerkohet te behet transporti nga Kapshtica-Selanik me makinat lux cimit te turit do ti shtohet 16 Euro/personi.