Turi 3, Korce – Pogradec – Berat – Tirane

Kategori:

Dita 1: Kapshtice-Korce-Pogradec. Takimi me guiden tone ne piken kufitare te Kapshtices, dhe me pas transferta per ne qytetin e Korces. Ne qytet mund te shijojme dhe dreken me ushqimet tradicionale dhe te mrekullueshme qe ofron qyteti i Korces. Me pas vizita ne qytetin e Korces ku do te vizitojme museun mesjetar, katedralen ortodokse te qytetit te korces, pazarin e korces dhe Museun e Shkolles se pare Shqiptare. Me pas nisja per ne qytetin e Pogradecit dhe akomodimi ne hotel Neli qe ka nje pamje te mrekullueshme nga Liqeni i Pogradecit. Mbas darkes ne hotel mund te realizoni sipas deshires nje shetitje ne shetitoren e liqenit ne qytet dhe jeta nate sipas deshires ne lokalet e qytetit.

Dita 2: Pogradec-Berat-Tirane
Mbas mengjesit ne hotel behet nisja per ne qytetin e Beratit i quajtur ndryshe dhe si qyteti i 1000 dritareve.

Ne berat do te kemi vizite ne kalane e Beratit, vizite ne Muzeun e Onufrit ku jane te ekspozuara disa nga punimet me te bukura te tij si dhe gjate vizites ne kalane e Beratit do te shijojme nje dreke te mrekullueshme me gatimet e zones te shoqeruar me nje nga verat tradicionale dhe te shijshme te prodhuar ne kantinat e qytetit te Beratit. Dreka do te hahet ne Berat kur te mberrijme.Mbas vizites ne qytetin e Beratit do te nisemi per ne qytetin e Tiranes (kryeqytetin e Shqiperise), check in ne hotel dhe darka ne hotel. Mbas darke shetitje e lire ne qytet ku mund te shijoni edhe klabet e nates se Tiranes ne zonen e Bllokut.

Dita 3: Tirane-Pogradec-Kapshtice

Mbas mengjesit ne hotel do te bejme turin e qytetit te Tiranes. Turi turistik i Tiranes Kryeqytet i Shqiperise qe ne vitin 1920 perfshin vizite ne sheshin kryesor te Tiranes “Shehi Skenderbeu”, Vizite ne Kullen e Sahatit (me nje lartesi prej 35 m) ndertuar ne vitin 1830, vizite tek Xhamia e Ethem Beut, Muzeu Kombetar, ne Galerine Kombetare te Arteve, Pallatin e Kongreseve dhe zonen e Bllokut. Gjate turit te Tiranes do te keni mundesi te shikoni bulevardin kryesor te Tiranes,Pallatin e Kultures, uren e Tabakeve etj. Mbas ketij turi nisja per ne Pogradec, gjate rruges sipas deshires mund te ndaloni per nje dreke dhe me pas transferimi per ne piken kufitare te Kapshtices.

Ne cmim perfshen: 2 nete qendrimi ne hotel me 4* dhome dyshe, mengjes, transport me minibus luxury, guida ne gjuhen greke. Nese do te kerkohet te perfshihet edhe darka ne hotel cmimit i shtohet 13 euro/person.

Ne cmim nuk perfshihen: Biletat e muzeve dhe te kalave. Dreka do te sherbehet ne restorante tradicionale dhe cmimit i shtohet afersisht 15 euro/personi. Nese do te kerkohet te behet transporti nga Kapshtica-Selanik me makinat lux cimit te turit do ti shtohet 16 Euro/personi.