Festat e Nentorit ne Bukuresht 5 dite, €199

Category:

Dita 1:

Nisja ne mengjes heret nga Tirana, me itinerarin Tirane – Shkup – Sofie. Akomodim ne Hotel me 3*** ne Sofie. Pas nje pushimi te shkurter, takohemi ne holl per nje shetitje panoramike te qytetit ku do te vizitojme dhe Katedralen e Shen Sofies.

Dita 2:

Ne mengjes nisja drejt qytetit te Bukureshtit. Mberritja ne Hotel dhe akomodim. Pas nje pushimi 1 oresh takimi me guiden ne hollin e hotelit per te filluar me viziten e Bukureshtit: Ateneum Rumun, Pallatin e Mbretit, Kishen Shqiptare dhe Kisha Luterane, ku ndodhet dhe varri i Princ Vidit. mbas kesaj vizite, do te vazhdojme te vizitojme Pallatin e Parlamentit ose Shtepine e Cauceskut, nje nder ndertesat me te bukura ne bote, qe eshte i pari ne Europe per nga madhesia e tij dhe i dyti pas Pentagonit. Dita do te mbyllet duke vizituar parkun Cishmugiu, nje nga vendet me te qete te Bukureshtit, ku do te keni mundesi per kafe dhe per shetitje te lire. Ne darke kthimi ne hotel.

Dita 3:

Pas mengjesit, do te nisemi drejt Keshtjelles Bran, “vendndodhja e drakules”, do te vizitojme “Harkun e Triumfit”, shtepine e Gazetareve (Casa Presei), parku “Herastrau” dhe bulevardi “Chiselef” qe eshte bere sipas modelit te bulevardit “Champs Elisees” ne Paris. Vazhdojme drejt Sinaias, nje nder qytetet malore me te bukura te Rumanise, ndalese per pushimin e drekes (fakultative) ku nuk do te mungojne dhe sygjerimet tona. Pas vizitave akomdim ne hotel.

Dita 4:

Pas mengjesit kohe e lire per Shopping ne qendren tregtare AFI Palace Cotroceni, nder me te medhate ne rajon. Nisemi drejt Plodiv (Bullgari) me ndalesa pergjate rruges. Mberritja e akomodim ne hotel.

Dita 5: Mengjesi ne hotel dhe nisja drejt Shqiperise.

Te Perfshira ne Cmim:

✔ Udhetimi me autobus komod

✔ 4 Net qendrimi ne hotel

✔ Mengjeset + Darkat

✔ Guide dhe Shoqerues Shqiptar gjate gjithe udhetimiti dhe qendrimit ne Bukuresht

✔ Vizitat ne pikat turistike te siperpermendura

Nuk perfshihen ne cmim:

✔ Biletat hyrese ne muze

✔ Cfare nuk eshte permendur ne program.